Shkurte Fejza për Ismet Pejen: Pusho i qetë në parajsë, në oazën e kolosëve të kulturës shqiptare

  • A.P /
  • 23 November 2020 - 17:30
Shkurte Fejza për Ismet Pejen: Pusho i qetë në parajsë, në oazën e kolosëve të kulturës shqiptare

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në moshën 83-vjeçare, ka ndërruar jetë ikona e muzikës popullore dhe qytetare nga Gjakova Ismet Peja, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, bylbyli i muzikës popullore shqiptare, zonja Shkurte Fejza, e ka kujtuar Ismet Pejen duke shkruar "do ti mungoni skenës shqiptare por kënga jote do të jetë prezente gjithmonë me zërin tënd kristal dhe i papërsëritshëm"


"Baca Ismet do të kujtojmë përherë dhe do të na mungoni shumë. Do ti mungoni  sofrës gjakovare , do ti mungoni skenës shqiptare por kënga jote do të jetë prezente gjithmonë me zërin tënd kristal dhe i papërsëritshëm.
Pusho i qetë në parajsë, në oazën e kolosëve të kulturës shqiptare", ka shkruar Fejza.

Image

(Kosova Sot Online)