17-vjeçarja shtrydh puçrrën pastaj i shfaqet sëmundja misterioze në fytyrë

  • E.K /
  • 09 December 2020 - 11:27
17-vjeçarja shtrydh puçrrën pastaj i shfaqet sëmundja misterioze në fytyrë

17-vjeçarja, Mary Ann Regacho, pësoi një sëmundje misterioze në hundë duke përfshirë të gjithë fytyrën e saj pasi thjesht nxori një puçërr nga hunda vitin e kaluar, por gjendja e saj filloj të përkeqësohej dhe të përhapej deri tek sytë e saj duke shkaktuar humbje të shikimit.

E reja fillimisht mendoj se rritja e plagës ishte diçka e thjeshtë e shkaktuar nga hormonet, pasi ajo lindi një djalë në moshën 16 vjeçare.

Por, kur ajo shtrydhi puçrrën në hundë, Mary tha se plaga  u rrit dhe shkaktonte dhimbje të tmerrshme, deri sa dhimbja nuk pushonte.

Rritja kishte përfshirë kryesisht fytyrën e saj dhe plaga e ashpër kishte arritur deri tek sytë e saj duke i shkaktuar edhe verbërim.

Mary tha: “Mendova se ishte vetëm një puçërr e zakonshme, por më dhembte aq shumë sa nuk fjeta me netë të gjata. Provova gjithçka për ta kuruar por asgjë nuk funksionoj.

Burri i saj, Albert Sales, i cili punon në fermën e një fqinji pa të ardhura të qëndrueshme, thuhet se nuk ishte në gjendje të përballonte trajtim apo edhe ilaçe për të ndihmuar gruan e tij.

Pas një viti vuajtjesh, Mary shkoi në spital për ta kontrolluar atë.

Burri i shqetësuar Albert tani u ka bërë thirrje njerëzve për ndihmë, duke u shfaqur në një video duke thënë: “Unë kërkoj donacione që më në fund të dërgojmë gruan time në një spital.

“Ne fitojmë vetëm sa për veten dhe foshnjën tonë një vjeçare, kështu që unë nuk mund të përballoj faturat e saj mjekësore

Mary në fund thotë, që tani, ndjehem sikur fytyra ime nuk do të jetë më e njëjta”, shkruan Mirror, 

(Kosova Sot Online)