Sjelljet dhe veprimet që femrat i bëjnë, por nuk i thonë

  • E.K /
  • 10 December 2020 - 08:46
Sjelljet dhe veprimet që femrat i bëjnë, por nuk i thonë

Ka disa gjëra që femrat i bëjnë, por nuk kanë dëshirë t’i bëjnë të dukshme apo t’i thonë. Zakone të heshtura në emër të shëndetit të tyre mendor dhe jo vetëm, ato nuk duan të shkatërrojnë atmosferën e tyre në dukje të përsosur 

Kruajnë hundën

“Është një gjë vulgare dhe aspak me edukatë!” – thonë. Një sjellje aspak higjienike, por shumë e zakonshme e cila në të vërtetë nuk bëhet vetëm nga meshkujt, por edhe femrat. Veçse ato nuk e pranojnë këtë gjë. Zakonisht këtë gjë e bëjnë kur janë vetëm, ose kur bllokohen në trafik.

Investigojnë shumë

Për nga natyra, femrat janë tepër kureshtare. Ato duan të dinë gjithçka për çdo gjë. Aq më shumë kur në mes futet edhe interesi vetjak. Për shembull, nëse duan të marrin informacion për një mashkull që u pëlqen, ato fillimisht investigojnë në rrjetet sociale më pas pyesin me takt ata persona që mendojnë se dinë diçka. Ndërkohë kur lidhen, ato kontrollojnë çdo gjë tuajën, padyshim duke mos rënë në sy.

Flasin me veshjet

“Dollap more dollap, çfarë të marr prej teje sot”- kjo është njëra prej fjalive që thonë femrat përpara dollapit të tyre. Duket diçka e çuditshme, por ato flasin me këtë objekt i cili gjithmonë, sipas atyre, nuk mban asgjë të hajrit. Të dëshpëruara, ato ua nxjerrin inatin me fjalë këmishave që “nuk bëjnë më”! Është qesharake, ndaj dhe nuk e pranojnë!

Në shtëpi të gjitha janë VIP

Qofshin të shkurtra, të gjata, të dobëta, të shëndosha… pak rëndësi ka. Në shtëpi femrat janë të gjitha persona të famshëm, VIP. Ndihen të çliruara për të imituar personazhe të ndryshëm të ekraneve. Kështu duke qenë larg syve që nuk i kuptojnë, ato veshin takat që përdorin për fundjavë, dalin përpara pasqyrës dhe fillojnë të përdridhen, të këndojnë, e kthejnë dhomën në një pasarelë etj.

Kur duan gjumë, shtiren për orgazmën

Nëse një femër thotë se i flihet në rastin kur para gjumit mund të bëni dashuri, kjo nuk është dhe aq e vërtetë. Ajo thjesht nuk ka dëshirë për arsye të ndryshme. Ndërkohë nëse vërtet do të flerë, atëherë më të thjeshtë e ka të shtiret për orgazmën. Kjo do të thotë se femrat pa e ditur i komplikojnë gjërat më kot.

“Like”, më shumë nuk munden

Ka dhe një gjë tjetër që i bashkon femrat në një sjellje. Ato në rrjetet sociale preferojnë t’i japin njëra-tjetrës vetëm “like” se sa komente. Komentet i ruajnë vetëm për ndonjë rast të “veçantë”. Kjo është një gjë që u vjen natyrshëm, por që asnjëherë nuk e pranojnë drejtpërdrejt.

Nuk i ruajnë dot sekretet

Femrat të gjitha flasin dhe vetëm flasin, edhe pse nuk mund të duken të tilla. Ato nuk mund të mbajnë sekrete, ndërkohë që mikes së tyre u betohen se të tjerave nuk u kanë thënë asgjë, edhe pse lajmi merr dhenë. Komplikacion femëror edhe ky rast.

Akuzojnë meshkujt për humorin e tyre

Femrat më shumë se sa meshkujt kanë luhatje humori. Por çuditërisht si shkaktarë akuzojnë gjithnjë ata, sigurisht jo me të drejtë në pjesën më të madhe të rasteve. Partnerët e tyre e dinë tashmë këtë gjë, por nëse u a bëjnë atyre të ditur, ato nuk e pranojnë kurrsesi.

Lexo të radhës

Horoskopi i enjtes/ Plane për të ardhmen, shenjat që do të ndriçohenJa se si të dobësoni këmbët dhe krahëtTë vërtetat që duhet të dini para se të filloni punë për herë të parë

FJALË KYÇEVEPRIMETFEMRATSJELLJET

SHFAQ KOMENTETcomments powered by DisqusTË TJERA NGA LIFE STYLELIFE STYLE9 DHJETOR 2020

ë3 personazhe me "shpirt demoni" në astrologji

Ana e errët mund të mbizotërojë mbi dritën në çdo kohë. Tiparet negative të personalitetit nganjëherë quhen "demonë të brendshëm". Dikush mëson të jetojë me ta dhe e drejton këtë energji...

LIFE STYLE9 DHJETOR 2020

Arsyet se përse disa persona martohen pa dashuri

Jo të gjithë martohen për hir të dashurisë dhe dëshirës për të qëndruar së bashku gjatë gjithë jetës! Kjo dihet le të themi, por arsyet mbase nuk janë edhe aq të qarta. Hidhini një sy më...

(Kosova Sot Online)