Fytyrë e pastër dhe pa rrathë poshtë syve. Rihanna zbulon sekretin e saj

  • G.G /
  • 02 January 2021 - 10:45
Fytyrë e pastër dhe pa rrathë poshtë syve. Rihanna zbulon sekretin e saj

Rihanna u tregoi fansave se si lëkura e saj të duket e lëmuar dhe perfekte në videon e saj të fundit për Fenty Beauty! Këngëtarja dha disa këshilla duke e nisur klipin me një pamje krejt të freskët.

“Unë do t’ju tregoj të gjitha këshillat dhe truket e mia”, tha Rihanna, e cila ka ndërtuar një perandori biznesi përtej karrierës së saj muzikore.

Këngëtarja aplikoi fondatinë, pudër dhe në fund përdori një hije të çelët nën sy për t’i dhënë një shkëlqim.

https://www.youtube.com/watch?v=O0-g1N-7k2Y&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)