
Lexoni edhe:
Shkurte Fejza publikon këngën e re 'Gurët e Sokakut'
Flokët e ngjyrosura kërkojnë më shumë kujdes dhe vëmendje.Jua sjellim disa këshilla se si ta ruani ngjyrën e flokëve sa më gjatë
BIRRA
Birra e ruan ngjyrën e zezë të flokëve. Dy lugë birrë përzieni me gjysmë litri ujë. Vendosni në flokë dhe leni që të veprojnë gjysmë ore, e më pas shpëlani. Flokët do të fitojnë vëllim si dhe shkëlqim shtesë.
KAFJA
Kafja është përzgjedhje adekuate për nuancat e kafta të flokëve. Përzieni 2 dcl kafe me një vezë, këtë përzierje fërkojeni në flokë, më pas ato mbështillni me një fletë alumini dhe leni që të qëndrojnë 15 minuta, e më pas shpëlani mirë e mirë. Flokët do t'ju duken sikur të kishit dalë nga salloni.
Shkurte Fejza publikon këngën e re 'Gurët e Sokakut'Lexoni edhe:
KAMOMILI
Është ideal për biondet. Lagni flokët me gjysmë litri çaj të kamomilit dhe lëreni që të veprojë 10 minuta, më pas lani mirë. Flokët tuaja do të jenë të shëndetshme dhe do ta evitoni tonin e verdhë.
BORONICA E KUQE
Ia qëlluat! Janë ideale për leshkuqet. Këto ngjyra më së shpejti largohen nga flokët, prandaj kërkojnë përkujdesje shtesë. Përpos asaj se duhet të hani sa më shumë boronica të kuqe dhe të pini lëngje e çaje, flokët tuaja po ashtu duhet t'i shpëlani me lëng të boronicave të kuqe. Janë të shumtë ata që thonë se efekti i kësaj larjeje është i jashtëzakonshëm.
(Kosova Sot Online)