Shkurte Fejza publikon këngën e re 'Gurët e Sokakut'

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 18:06
Shkurte Fejza publikon këngën e re 'Gurët e Sokakut'

Mbretëresha e muzikës popullore shqipe, zonja e skenës Shkurte Fejza për dashamirët e muzikës së saj, që tash e sa vite vazhdojnë t'ia dëgjojnë më ëndje këngët e saj,  ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


"Gurët e Sokakut", mban titullin kënga më e re e këngëtares, e cila si përherë vjen me interpretimin fantastik të Shkurte Fejzës.

E vlerësuar me çmimet më të larta nga institucionet e trojeve shqiptare, me shumë albume e qindra koncerte. Shkurte Fejza, vazhdon të jetë shumë aktive në skenë me projekte muzikore dhe tejet e pëlqyer nga publiku shqiptar brenda dhe jashtë vendit

Premierë:


(Kosova Sot Online)