Ja si është përgatitur për "Oskar" aktorja me grimin më të mirë të mbrëmjes

  • A.P /
  • 17 shkurt 2021 - 15:42
Ja si është përgatitur për

Ndonëse nuk ka qenë pjesë e të nominuarve për ndonjë çmim "Oskar" në ceremoninë e këtij viti, sikur të ekzistonte ndonjë çmim për grimin më të mirë, me siguri që Cate Blanchett do të ishte kandidatja më serioze për ta fituar. Aktorja dyzetepesëvjeçare është dukur për mrekulli mbrëmjen e së dielës. Artistja e grimit, që është më meritorja për grimin vezullues të aktores, Jeanine Lobell, ka thënë se pasi që e ka parë fustanin e përzgjedhur nga Cate e kishte ndërruar idenë e grimit, pasi që, fillimisht, ajo kishte menduar për një grim më të thjeshtë. Jeanine, që ka folur me revistën "People" në lidhje me grimin që e kishte aplikuar të dielën, ka thënë që ideja i ka ardhur pas bisedave me aktore. Ajo ka thënë që Cate kishte dashur që sytë e saj të ishin në stilin "smokey", mirëpo jo tërësisht "smokey", gjë që është përshtatur shumë me ngjyrën e syve të aktores.

Për ta krijuar përshtypjen e syrit të rrumbullakët, Jeanine ka përdorur laps me ngjyrë kafe në linjën e poshtme të qerpikëve, duke e errësuar më tepër në skajin e jashtëm të syrit. Pastaj, artistja e grimit kishte përdorur maskarë për t'i dhënë fund grimit të syve me mbushjen e vetullave. Ndërsa, sa i përket pjesës tjetër të grimit, artistja fillimisht kishte përdorur një maskë fytyre për hidratimin e lëkurës. "Dua që lëkura të jetë e hidratuar, në mënyrë që të përdori më pak grim", ka thënë ajo. Përfundimisht, artistja e grimit ka përdorur një serum zbutës dhe sprej, para se të fillonte me aplikimin e bazës së grimit. Të gjitha produktet e përdorura për grimin e fytyrës së Cate-t kanë qenë të markës "SK-II", ndërsa për grimin e syve janë përdorur produktet e markës "Armani". 

(Kosova Sot Online)