Vuani nga lëkura e thatë apo e yndyrshme? Produktet që keni në shtëpi do t’ju shpëtojnë

  • G.G /
  • 19 February 2021 - 10:44
Vuani nga lëkura e thatë apo e yndyrshme? Produktet që keni në shtëpi do t’ju shpëtojnë

Moti i ftohtë, stresi dhe produktet për fytyrën mund të ndikojnë në shëndetin e lëkurës sonë. Përdorimi i maskave të bëra vetë për fytyrën mund të ndihmojë për ta mbajtur lëkurën tuaj të freskët dhe të fortë.

Rutinat ditore për përdorimin e maskave për fytyrën, kontibuojnë në mbajtjen e lëkurës suaj në formë të shkëlqyer.
Po ju sjellim disa nga mënyrat më të dobishme për të mbrojtur lëkurën tuaj duke përdorur produktet e përditshme që i keni në shtëpitë tuaja.

1. Domate dhe kastravec

Pastroni 1 kastravec të vogël dhe 1 domate të madhe së bashku në një grirëse perimesh. Pastaj, purenë e përfituar nga këto dy përbërës, futini në frigorifer deri në 3 ditë në një kavanoz të vogël. Për ta përdorur, aplikojeni purenë me anë të një pambuku butësisht, në fytyrë dhe qafë. Lëreni të veprojë deri në 5 minuta para se ta shpëlani me ujë të ngrohtë.
Kjo mund të ndihmojë lëkurën duke e mbajtur atë të shëndetshme dhe të fortë.

2. Domate dhe sheqer

Vendosni një sasi e vogël, rreth 1/5 lugë çaji sheqer mbi një domate të grirë . Masazhoni ngadalë fytyrën me domate, duke përdorur lëvizje rrethore. Duhet të keni kujdesdhe ta masazhoni me ngadalë, përndryshe mund të irritojë pak lëkurën tuaj. Më pas, lani fytyrën me ujë të ngrohtë për të hequr çdo copë domateje ose sheqeri.
Kjo masë është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përdorur.

3. Rrush dhe vezë

Përzieni 1 vezë me 7 kokrra rrush. Sigurohuni që të jenë përziera mirë, në mënyrë që të merrni të gjitha vajrat nga farat e rrushit të shtypura. Pasi masa të jetë shkumëzuar, përdorni një furçë për fytyrën për të aplikuar përzierjen në fytyrë dhe në qafë. Lëreni të veprojë për 15 minuta para se t’i lani të gjitha.

Kjo maskë mund të ndihmojë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezatimi UV. Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, që do të thotë se do të formojnë kolagjen dhe do ta mbajë lëkurën tuaj elastike dhe të ndritshme.

4. Maja dhe qumësht

Shkrini 1 lugë maja të thatë në 2 lugë qumësht të ngrohtë. Aplikojeni butësisht përzierjen në fytyrën tuaj, duke u siguruar që të shmangni sytë. Lëreni atë për rreth 15 minuta para se ta lani me ujë të ngrohtë.

Majaja është i njohur për hidratimin dhe prodhimin e kolagjenit kur vendoset në lëkurë. Kjo do të thotë që lëkura juaj mund të qëndrojë më e fortë.

(Kosova Sot Online)