Kafja ka ndikim magjik edhe në lëkurën tonë

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 15:42
Kafja ka ndikim magjik edhe në lëkurën tonë

 Nga fundërrina e kafes që mbetet në fund të filxhanit, mundeni ta përgatitni një piling për fytyrë, i cili do t'i largojë qelizat e vdekura, do ta stimulojë qarkullimin e gjakut dhe fytyrës tuaj do t'ia japë një pamje tepër të bukur. Të gjithë përbërësit që ju nevojiten për ta bërë këtë piling me gjasë i keni në kuzhinë, e edhe procedura është shumë e thjeshtë.

PËRBËRËSIT:

Fundërrina e kafes Mjalti Vaji i ullirit Një kavanoz

PROCEDURA:

Në fillim, ziejeni një kafe, kënaquni me shijen e saj dhe afrojini vetes 15 minuta relaksim. Më pas, qitni në kavanoz pesë lugë të mëdha të fundërrinës së kafes. Në fund, qitni tri lugë vaj ulliri, i cili vepron si antioksidues dhe hidratues i mrekullueshëm për lëkurën tuaj. Pasi që t'i keni qitur të gjithë përbërësit, atëherë përzieni mirë ata dhe vendoseni kavanozin në frigorifer, që të qëndrojë një orë. Më pas mund ta përdorni këtë maskë sa herë që të doni.

(Kosova Sot Online)