Çfarë ndodh me flokët tuaj kur i mbani shumë shpesh të kapur bisht

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 13:38
Çfarë ndodh me flokët tuaj kur i mbani shumë shpesh të kapur bisht

Të mbajturit flokët bisht duket se është modeli më praktik i mundshëm dhe përshtatet me gjithçka; teksa gjendeni në shtëpi, në një takim pune apo në një event të bujshëm. Por është e rëndësishme të keni parasysh se sa shpesh po i mbani flokët kapur në këtë mënyrë dhe mbi të gjitha, si?

Më poshtë do të gjeni disa efekte anësore të modelit në fjalë:

Mund të shkaktoni migrenë

Dhimbja e kokës prej të kapurit flokët bisht ekziston vërtet dhe është po kaq reale sa tingëllon. Nën gjendrat e flokëve tuaj ndodhen nerva, që nxitur prej tërheqjes së shpeshtë ju bëjnë të ndjeni dhimbje.

Skalpi i kokës do t’ju dhembë

Kjo dhimbje vjen nga lëkura dhe zona perifolikulare e kokës suaj, që do të thotë rajoni rreth çdo qimeje, poreje ose gjendre.

Mund të përjetoni dhimbje shpine

Dhimbjet e mësipërme mund të përhapen deri në qafë dhe shpinë.

Flokët tuaj mund të ngatërrohen

Mbajtja bisht e tyre mund të shkaktojë fërkime dhe presion mbi flokë.

Flokët tuaj do të këputen më lehtë

Flokët tuaj janë mjaftueshëm të brishtë, kështu që tërheqja e tyre gjatë gjithë kohës dhe mbajtja me një llastik nuk është ide fort e mirë. Në fakt aspak!

(Kosova Sot Online)