Dush me ujë të ngrohtë apo të ftohtë? Ja “mrekullitë” që bën ky i fundit për lëkurën tuaj

  • E.K /
  • 25 February 2021 - 08:36
Dush me ujë të ngrohtë apo të ftohtë? Ja “mrekullitë” që bën ky i fundit për lëkurën tuaj

Dushi  me ujë të ftohtë ka një ndikim të madh në lëkurën tuaj duke sjellë mjaft efekte pozitive. Ja disa prej tyre:

1. Parandalon sëmundjet e lëkurës që lidhen me stresin

Sipas studimeve, një dush i ftohtë ka aftësinë të dërgojë një sasi të madhe të impulseve elektrike në tru dhe stimulon lëshimin e “hormoneve të lumtura” ose endorfinave. Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet e stresit tuaj bien dhe do të jeni më pak të prirur për të përjetuar një numër problemesh të lëkurës si puçrrat, psoriazën dhe dermatitin.

2. I bën poret më të vogla

Uji i ftohtë do të bëjë që poret tuaja të minimizohen. Një dush me ujë të ftohtë ju ndihmon që t’i jepni gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin në lëkurën tuaj.

3. I jep lëkurës tuaj shkëlqim

Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Lajmi i mirë në këtë rast është që nuk keni pse të qëndroni për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë për ta bërë lëkurën tuaj më të ndritshme. Dushi në ujë të vakët është i mjaftueshëm për ta ushqyer lëkurën tuaj.

4. Parandalon plakjen e lëkurës

Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi juaj liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet tregojnë që stresi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në trupin tuaj.

Po ju a bëni dush zakonisht në ujë të nxehtë apo të ftohtë? A keni vënë re se si ndikon në lëkurën tuaj?

(Kosova Sot Online)