Harxhoni një tufë me para për mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve? Ja disa nga maskat që mund t’i bëni në kushte shtëpie

  • E.K /
  • 27 February 2021 - 14:00
Harxhoni një tufë me para për mirëmbajtjen e lëkurës dhe flokëve? Ja disa nga maskat që mund t’i bëni në kushte shtëpie

Mirëmbajtja e lëkurës dhe e flokëve nuk ka përse të kushtojë një tufë me para, pasi disa produkte që ju keni në shtëpi, do t’ju ndihmojnë të merrni rezultatet më të mira.

Po ndajmë me ju disa këshilla shumë të thjeshta për bukurinë natyrore që do t’ju kursejnë kohë dhe para.

Mjalti ndihmon në heqjen e puçrrave 

Nëse ju del një puçërr në fytyrën tuaj para një takimi të madh dhe të rëndësishëm, ekziston një mënyrë për ta hequr qafe atë shpejt. Vendosni pak mjaltë në puçrrat e fytyrës dhe lëreni për 15 minuta. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të zvogëloni madhësinë e një puçërre dhe ta bëni atë më pak të dukshme në fytyrën tuaj.

Soda e bukës ndihmon në heqjen e qimeve 

Kjo metodë për heqjen e qimeve të trupit është me të vërtetë e lehtë për t’u realizuar. Në një tas të vogël, përzieni 1 lugë çaji sodë buke, 1 lugë çaji bollgur të bluar dhe 1 lugë gjelle ujë dhe përziejeni mirë. Vendoseni përzierjen në lëkurë dhe lëreni në të për 5 minuta. Më pas shpërlajeni me ujë të nxehtë.

Maskë me banane për flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim

Për të përgatitur këtë maskë do t’ju duhet: 1 banane, 1 vezë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1/2 gotë birrë. Kombinoni të gjithë përbërësit në një tas të vogël dhe përzieni mirë. Vendosni përzierjen në flokët tuaj për disa orë. Më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë maskë një herë në javë, dhe do të shihni shumë shpejt rezultate mahnitëse.

Buzët tuaja do të duken më të plota me aplikimin e vajit kozmetik 

Aplikojeni vajin kozmetik në buzët tuaja ose përdorni një balsam të rregullt buzësh. Pastaj me një furçë dhëmbësh, aplikojeni vajin për rreth një minutë në buzë.

(Kosova Sot Online)