Cila nga vajzat mendoni se është më e zgjuara? Përgjigja juaj do të zbulojë prioritetin që keni në jetë

  • E.K /
  • 09 March 2021 - 08:24
Cila nga vajzat mendoni se është më e zgjuara? Përgjigja juaj do të zbulojë prioritetin që keni në jetë

Mënyra se si i analizoni situatat tregon shumë për personalitetin tuaj. Mbi të gjitha, secili e sheh dhe e gjykon botën përmes vështrimit të tij, i cili mund të mos jetë i njëjtë me të tjerët, shkruan “Italia Feed”.

Prandaj, këtu keni një situatë për të analizuar: Këto katër gra janë në një lokal, duke folur për tema të ndryshme.

Cili mendoni se është më e zgjuara?

Analizoni gjithçka që mendoni se është e nevojshme për figurat dhe pozat e tyre dhe jepni një përgjigje. Ajo do t’ju tregojë se çfarë keni përparësi në jetë.

Veten

Nëse keni zgjedhur këtë grua, ju jeni përparësia e vetes. Ju jeni një person shumë i sigurt, edhe pse ndonjëherë keni kapriço.

Por ju e dini se çfarë doni, kur e dëshironi, dhe jeni të gatshëm ta merrni.

Ju mund të jeni shumë zemërgjerë, dhe një partner mahnitës, për sa kohë që kaloni mirë me personin tjetër. Nuk ju pëlqen të dorëzoheni, për një arsye shumë të thjeshtë: ju i jepni përparësi ndjenjës së mirë.

Qenies suaj të brendshme

Nëse keni zgjedhur gruan numër dy, kjo është për shkak se besoni se inteligjenca e vërtetë është brenda, dhe jo sepse po e tregoni atë. Kjo është arsyeja pse përparësia juaj është të forconi qenien tuaj të brendshme, shpirtin dhe mendjen tuaj.

Ju mund të jeni një introvert, që ju pëlqen qetësia e shtëpisë më shumë sesa të dilni në bare dhe klube.

Ndonjëherë, ju mungon karakteri për të shprehur mendimet tuaja: preferoni të lini të tjerët të flasin dhe të mos grindeni edhe nëse mendoni se e kanë gabim.

Ju jeni dikush shumë i vlerësuar nga të gjithë, por ndonjëherë ndjeni se askush nuk ju njeh në të vërtetë.

Atë çfarë shfaqni

Nëse keni zgjedhur gruan e tretë, kjo është për shkak se ju i jepni përparësi imazhit që projektoni tek njerëzit e tjerë.

Jo domosdoshmërisht imazhi fizik. Në përgjithësi, ju gjithmonë doni të keni nën kontroll atë që mendojnë të tjerët për ju.

Fatkeqësisht, kjo është e pamundur, dhe nganjëherë përfundoni tepër të stresuar. Ndiheni më të lirë kur jeni me miqtë tuaj të vërtetë, të vetmit me të cilët mund të tregoni veten si personi që jeni me të vërtetë.

Idetë tuaja

Nëse keni zgjedhur siluetën e fundit, kjo është për shkak se ju jeni një person që keni ide shumë të qarta dhe vështirë se i ndryshoni ato ndonjëherë.

Për ju, idetë dhe vlerat janë gjëja më e rëndësishme, keni bindje të patundura dhe jetoni sipas tyre.

Ndonjëherë mund të bëheni pak intolerantë ndaj atyre që nuk mendojnë si ju. Kjo ju largon nga disa njerëz, megjithëse nuk ka shumë rëndësi për ju: preferoni të rrethoheni me ata me të cilët kuptoheni.

Problemi është se ju bëheni shumë të strukturuar dhe nuk lejoni të ndodhin gjëra të reja në jetën tuaj.

(Kosova Sot Online)