Këshilla të vlefshme bukurie, për të cilat trupi juaj do ju falenderojë nëse i zbatoni

  • G.G /
  • 23 mars 2021 - 10:50
Këshilla të vlefshme bukurie, për të cilat trupi juaj do ju falenderojë nëse i zbatoni

Nuk ka rëndësi nëse është një takim me partnerin, një natë jashtë me mikeshat, apo në palestër, ne dëshirojmë të jemi të kuruara në çdo detaj. Por fatkeqësisht, për shkak një dite me shumë angazhime, e kemi pothuajse të pamundur që të gjejmë pak kohë për veten tonë. Për këtë arsye, ne kemi grumbulluar disa nga këshillat më të mira për bukurinë, që do ta bëjnë jetën tuaj më të lehtë, duke ju kursyer kohë, energji, por edhe para.

Bëhuni gati që t’u bëni përshtypje të gjithëve që në takimin e parë.

Vaji i kanellës apo i piperit, janë shumë të mira për t’i bërë buzët tuaja të duken të plota dhe të ndritshme. Nëse nuk jeni alergjik ndaj këtyre përbërësve, thjesht mund të shtoni disa pika në buzën tuaj.

Vaji i ullirit apo i arrës së kokosit janë të duhurit që do t’ju ndihmojnë që të hiqni make up-in rezistent ndaj ujit. Provoni këtë truk dhe do të shikoni që do ta keni shumë të lehtë që të hiqni make up-in kundër ujit.

Për fytyrë të thatë, zieni disa gjethe sallatë jeshile. Shtoni një të verdhe veze dhe pak miell bajamesh. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe mbajeni në qetësi për 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Rezultati: Një lëkurë e hidratuar dhe kompakte.

Kastraveci është aleati juaj më i mirë. Keni parë shpesh në filma ku vajzat shtrihen me dy feta kastravec tek sytë? Po, dhe kjo nuk është vetëm një skenë filmi, por shumë e domosdoshme për lëkurën tuaj. Lëngu i kastravecit, e bën fytyrën tuaj më të freskët dhe të pastër.

(Kosova Sot Online)