E veshi Kim, do ta veshim dhe ne! Urojini “mirëseardhjen” këtij trendi të vjetër të modës

  • G.G /
  • 23 March 2021 - 12:45
E veshi Kim, do ta veshim dhe ne! Urojini “mirëseardhjen” këtij trendi të vjetër të modës

Me siguri e mbani mend periudhën “ushtarake” në jetën tuaj, kur u fiksuat ta kishit çdo gjë ushtarake në garderobë dhe dukeshit cool me këtë look.

Mirëpo papritur, ushtarakja doli nga moda dhe si me marrëveshje, s’e veshi më askush. Për më tepër, të vishje ushtarake deri tani vonë, ishte jashtë mode.

Por, loja ndryshoi kur e veshi sërish Kim Kardashian!

Në llogarinë e saj në Instagram, 40-vjeçarja u shfaq e veshur plot stil me rrobat ushtarake që na bënë të dashurohemi sërish!

Ajo kombinoi një fustan të shkurtër me rripa, me çizme tepër të gjata, nga koka tek këmbët me ushtarake.

A s’duket cool? Ju kishte marrë malli për trendin e vjetër?

Meqë po flasim për Kim, ju rikujtojmë se më 19 shkurt, ajo bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”. Në letrat e divorcit, të siguruara nga “The Sun” gjithashtu konfirmohet se ajo po kërkon kujdestarinë për 4 fëmijët e saj, North, 7 vjeçe, Saint 5 vjeç, Chicago 3 vjeçe dhe Psalm 1 vjeç.

(Kosova Sot Online)