Ky është sekreti i grave japoneze për një fytyrë prej porcelani

  • G.G /
  • 30 March 2021 - 14:34
Ky është sekreti i grave japoneze për një fytyrë prej porcelani

Ekzistojnë disa hile që gratë japoneze përdorin për një fytyrë perfekte. Njëri prej tyre është konsumimi i çajit jeshil sencha. Nëse doni të mësoni sekretet prapa këtij çaji të shëndetshëm, hidhini një sy artikullit të mëposhtëm.

Ngadalëson plakjen

Konsumimi i një filxhani nga ky çaj në ditë do ta mbrojë lëkurën tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Nivelet e larta të antioksidantëve në çajin jeshill rigjallërojnë qelizat e lëkurës që vdesin, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim.

Ekuilibron vajin e lëkurës

Ky çaj ndihmon qelizat në lëkurë për të minimizuar prodhimin e vajit. Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të lëkurës sepse vaji i tepërt mund të bllokojë poret. Si rezultat, në lëkurën tuaj mund të shfaqen puçrra.

Pastron poret e bllokuara

1 filxhan çaj sencha mund të jetë zgjidhja e shumë problemeve të lëkurës, dhe ndryshe nga ilaçet, nuk ndikon keq në stomak. Ky trajtim natyral gjithashtu lufton bakteret që bllokojnë poret duke vepruar si një anti-inflamator.

Redukton ënjtjen dhe skuqjen

Kafeina që gjendet në çajin jeshil ndihmon në qetësimin e rrathëve në sy. Në të njëjtën kohë, shkëlqen lëkurën dhe e bën atë më të ndritshme dhe të re. Falë përmbajtjes së tij të lartë antioksiduese, çaji jeshil ndihmoh në largimin e toksinave nga trupi, gjë që e bën lëkurën të duket më e shëndetshme.

Vepron si një krem ëmbrojtës natyral

Pirja e një filxhani çaji jeshil çdo ditë mund të minimizojë dëmet e shkaktuara nga rrezet UV. Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit benzoik, çaji sencha mund të përdoret si një krem ëmbrojtës natyral dhe madje të trajtojë disa probleme të lëkurës të shkaktuara nga djegiet nga dielli.

Redukton zbokthin

Edhe pse zbokthi shpesh shihet si një problem i flokëve, në të vërtetë është një problem i lëkurës sepse shkaktohet nga lëkura shumë e yndyrshme ose shumë e thatë. Gjithashtu ju ndihmon të luftoni rënien e flokëve, kruajtjet dhe acarimet. 

(Kosova Sot Online)