Produkti që nuk duhet ta vendosësh asnjëherë në fytyrë gjendet në kuzhinë

  • E.K /
  • 26 May 2021 - 13:25
Produkti që nuk duhet ta vendosësh asnjëherë në fytyrë gjendet në kuzhinë

Në një botë të mbushur me këshilla “si ta bësh vetë në shtëpi këtë apo atë...”, është e vështirë për të kuptuar se çfarë duhet dhe nuk duhet të bësh në të vërtetë. Mund të përpiqesh të bësh gjithçka vetë, por ka disa gjëra që ndoshta duhet të lihen për profesionistët. Shumë prej tyre janë edhe ato që i përkasin kujdesit të lëkurës.

Për pastrimin e fytyrës apo për maska të ndryshme të lëkurës, ka këshilla dhe sugjerime të pafundme: si të përdorësh maskën me avokado në fytyrë, si të përdorësh vajin e kokosit, një maskë hidratuese e pa fund këshilla të tjera si këto. Por ka edhe shumë përbërës të tjerë, të cilët ne nuk e kuptojmë që janë të dëmshëm për lëkurën dhe i heqin shkëlqimin asaj. Dhe një prej këtyre produkteve gjendjet në kuzhinë.

Kjo vjen surprizë për të gjitha, sepse shumica prej nesh jemi fanse të përdorimit të limonit si maskë apo pastrues fytyre. Por derisa e kemi kuptuar se është mjaft i dëmshëm për lëkurën.

Është e vërtetë: lëngu i limonit mund të shkëlqejë fytyrën, por, siç dihet, ka një përmbajtje të lartë acidi duke u bërë kështu mjaft i rrezikshëm për lëkurën. Lëngu i limonit mund të shkaktojë thatësi të madhe, djegie, madje edhe pulla të kuqe, të cilat në thelb janë djegie të rënda që ndodhin kur disa substanca botanike reagojnë ndaj rrezeve UV. Kjo është e tmerrshme, e dhimbshme, dhe absolutisht nuk ia vlen të provohet. Ndaj, kujdes nga përdorimi i limonit!

(Kosova Sot Online)