2 maska për të parandaluar njollat kafe në fytyrë që shkaktohen nga dielli

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 11:29
2 maska për të parandaluar njollat kafe në fytyrë që shkaktohen nga dielli

Jo vetëm rrezet e diellit njolla kafe shkaktojnë dhe këto faktorë; 2 maska për t’i parandaluar.

Fytyrat më delikate janë gjithmonë ato që shfaqin njolla nën ndikimin e rrezeve të diellit, por edhe fytyrat që kanë quka në fytyrë, shkruan “Class”.

Kujdesi për moskrijimin e njollave duhet të fillojë që në periudhën e dimrit, në mënyrë që, gjatë sezonit të pranverës dhe verës, fytyra të jetë e mbrojtur nga ndikimi i lartë i rrezeve të diellit.

Kremrat nuk japin gjithmonë rezultat, ndaj është mirë që të parandalosh problemin herët.

Nuk janë vetëm rrezet e diellit ato që krijojnë njollat në fytyrë, siç mund të mendohet. Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e njollave janë edhe:

Fillimi i menopauzës, që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore.
Nëse përdor kontraceptivë kundër shtatzënisë.
Nëse je shtatzënë.
Disa lloje antibiotikësh.
Parfumet me alkool.

Si t’i trajtosh?

Maska e parë: Çdo darkë lyeje fytyrën me lëng limoni, para se të flesh, dhe shpëlaje të nesërmen në mëngjes.

Maska e dytë: 1 kokërr molle (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Grije mollën bashkë me lëngun e limonit dhe vendose në fytyrë. Mbaje për rreth 30 minuta dhe më pas shpëlaje fytyrën me ujë, në të cilin ke hedhur pak sodë buke.

Kjo është një maskë, e cila do të të ndihmojë shumë në rrezatimin e lëkurës dhe pastrimin e saj. Pas disa përdorimesh, do të shohësh se fytyra është pastruar plotësisht. 

(Kosova Sot Online)