Si t’i hekurosni veshjet kur s’keni një hekur me vete gjatë pushimeve

  • E.K /
  • 04 qershor 2021 - 08:50
Si t’i hekurosni veshjet kur s’keni një hekur me vete gjatë pushimeve

E dimë sa shëmtuar duken një palë pantallona lino të rrudhosura. Aq më tepër kur jemi në plazh

Sa herë na ka ndodhur të na duhet një hekur dhe të mos e kemi? Sa herë s’e keni veshur fustanin që donit gjatë pushimeve vetëm se në hotel nuk gjetët një hekur?

Si i bëhet në këto raste?

Me peshqir të lagur

Vendoseni veshjen e rrudhosur në një sipërfaqe të sheshtë dhe mbi të shtrini një peshqir të lagur dhe të shtrydhur. Shtypeni lehtësisht me dorë në pjesët që kanë më shumë rrudha, lëreni të thahet dhe jeni në rregull, shkruan Who What Wear.

Me tharëse flokësh

Kjo metodë është dhe më e thjeshta. Vareni veshjen në një varëse rrobash, qëndroni 5-10 cm larg dhe drejtojini tharësen e flokëve derisa rrudhat të zhduken.

Metoda e dushit

Mbyllni mirë derën dhe dritaren e dushit, vareni veshjen diku dhe bëni dush si zakonisht. Avulli i çliruar ndërkohë që ju laheni do të zhdukë rrudhat e krijuara, citon Anabel.

Metoda me shishen spërkatës

Vareni veshjen në një ambient të hapur dhe duke qëndruar rreth 20 cm larg saj, spërkateni me ujë nëpërmjet një shisheje spërkatëse, në të cilën mund të shtoni edhe pak pika zbutës rrobash. Lëreni të thahet dhe do të shihni që rrudhat do të jenë zhdukur.

Metoda e ibrikut

Metoda e ibrikut është e ngjashme me atë të dushit, por më efektive për rrudhat e vogla dhe në pozicione të vështira. Vini ujin në ibrik për të zier dhe kur të fillojë të çlirojë avull, afrojeni pjesën e rrudhosur në grykën e ibrikut.

(Kosova Sot Online)