Të gjitha femrat duan të kenë lëkurë të shëndetshme

  • A.P /
  • 11 June 2021 - 15:34
Të gjitha femrat duan të kenë lëkurë të shëndetshme

Gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm për shumë çrregullime në trupin tonë, andaj nuk është për t'u habitur fakti që gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm edhe për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Sigurohuni që brenda 24 orëve, të paktën tetë orë t'i shfrytëzoni për gjumë të rehatshëm, nëse dëshironi ta keni një lëkurë të shëndoshë.

GJETHET E MENTËS

Merrni 250 gremë gjethe të mentës dhe copëtojini mirë për ta krijuar një pastë. Me pastën e fituar trajtojeni fytyrën dhe lëreni të qëndrojë për rreth njëzet minuta. Përsëriteni këtë proces për pesëmbëdhjetë ditë.

ALOE-VERA

Përzieni masën e butë të nxjerrë nga një gjeth mesatar i aloe-verës me një ose dy lugë çaji qumësht pluhur dhe të bardhtë e një veze. Përzieni mirë të gjithë përbërësit, para se ta aplikoni një shtresë të hollë në lëkurën e fytyrës. Pasi që shtresa e parë të jetë tharë, aplikojeni edhe një shtresë tjetër, e kështu me radhë për një gjysmë ore.

BAJAMET

Futini 4-5 bajame në ujë dhe lërini të qëndrojnë përgjatë gjithë natës. Të nesërmen hiqeni lëkurën e bajameve dhe copëtojini mirë, deri në krijimin e një paste. Shtojeni edhe një lugë çaji miell, një lugë çaji qumësht dhe katër pika lëng limoni. Bëjini masazh fytyrës me këtë pastë për rreth pesë minuta dhe përfundimisht pastrojeni lëkurën me ujë të vaktë.

VAJI I ULLIRIT DHE QUMËSHTI

Merrni nga një lugë gjelle vaj ulliri dhe qumësht dhe përzieni me një gjysmë luge çaji mjaltë. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të qëndrojë për rreth dhjetë minuta, para se ta largoni me ndihmën e një topthi të pambukut, të zhytur paraprakisht në ujë të vaktë. 

(Kosova Sot Online)