Trendi i ri i çuditshëm: Nuk do të besoni ku kanë filluar femrat ta injektojnë botoksin

  • E.K /
  • 14 June 2021 - 11:01
Trendi i ri i çuditshëm: Nuk do të besoni ku kanë filluar femrat ta injektojnë botoksin

Nuk është fshehtësi se femrat janë të gatshme të bëjnë gjithçka për bukurinë, por nganjëherë e teprojnë. Trendi më i ri e ka vërtetuar këtë.

KENI FLOKË TË YNDYRSHËM? BOTOKSI ËSHTË ZGJIDHJE

Botoksi është shndërruar në diçka të zakonshme në mbarë botën. Është aq popullor sa që pas fytyrës, është bërë moderne që ta injektoni në shputa apo hapësirat nën duar, por tash ka edhe një përdorim shtesë. Pa marrë parasysh sa çuditshëm ju tingëllon, femrat kanë filluar ta injektojnë në rrënjët e flokëve. Arsyeja është edhe më e çuditshme dhe nuk ka fare lidhje me rrudhat siç keni mundur të prisni.

STILI MË I MIRË PËR FLOKË

Siç shkruan portali "She Finds", femrave u është mërzitur që pas ditës së lodhshme apo ushtrimeve në palestër ta rregullojnë stilin e flokëve, kështu që më me dëshirë shkojnë te mjeku.

SI APLIKOHET?

Procedura është kjo. Rrënjët e flokut përgatiten për injeksion me alkool. Pas injektimit të midis 100 dhe 200 njësive, nuk ndjeni dhimbje, pasi që përdoren gjilpëra shumë të vogla përmes të cilave botoksi injektohet në folikulën e flokëve.

SI NDIKON?

Botoksi parandalon djersitjen e qimeve të flokut, në mënyrë praktike, botoksi bllokon komunikimin midis gjëndrave të djersitjes dhe atyre nervore që më pas vjen deri te prodhimi i djersës. Flokët edhe pas ushtrimeve apo vrapimit. Mbesin të paprekura, thuajse porsa keni dalë nga salloni i parukerisë. Kjo mënyrë e "zbukurimit' mund të përdoret si nga meshkujt po ashtu edhe nga femrat.

(Kosova Sot Online)