Ju njohim me ushqimin që ndikon në zgjuarsinë e foshnjës dhe nuk është peshku

  • G.G /
  • 16 June 2021 - 09:42
Ju njohim me ushqimin që ndikon në zgjuarsinë e foshnjës dhe nuk është peshku

Ekzistojnë me qindra teori se çfarë duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë që fëmija juaj të bëhet sa më i zgjuar. Një studim i ri ka treguar se  frutat mund të jenë çelësi kyç i zgjuarsisë.

Studiuesit grumbulluan të dhënat e 688 fëmijëve dhe si rezultat nënat që kishin konsumuar fruta çdo ditë lindnin fëmijë me koeficient njohës më të lartë dhe që dallohej që në vitin e parë të jetës. Deri tani peshku është konsideruar si një ushqim që ndihmon në zhvillimin e inteligjencës dhe memories së fëmijës. Dr. Piush Mandhane, një profesor i pediatrisë në Universitetin e Albertës, është shprehur se ka një lidhje të ngushtë mes konsumit të frutave nga ana e nënave dhe inteligjencës, edhe pse kjo ende nuk konsiderohet si një fakt absolut.

“Ne nuk duam që gratë shtatzëna sapo të dëgjojnë këtë lajm të fillojnë të konsumojnë frutat në sasi të mëdha pasi ende nuk dihen efektet anësore të një veprimi të tillë. Nga kjo kuptojmë se në një farë mënyre nënat shtatzëna duhet të bëjnë pjesë të vaktit të tyre këto produkte qoftë edhe nëpërmjet lëngjeve”,- shprehet dr. Piush Mandhane. 

(Kosova Sot Online)