Keni kujdes me stilet e reja për flokë

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 15:30
Keni kujdes me stilet e reja për flokë

Të gjitha femrat flokëgjata kënaqen duke provuar stile të reja për flokë, por harrojnë që "keqtrajtimi" i shpeshtë mund të sjellë dëmtime të shumta, tërheqin vërejtjen ekspertët. Këto janë stilet, me të cilat duhet të keni më së shumti kujdes

BISHTKALI

Edhe pse ky stil është ideal për largim të shpejtë të flokëve nga fytyra, lidhja e tepërt mund të sjellë deri te plasaritjet e qimeve. Nëse përdorni lidhëse elastike, flokët tuaj me kalimin e kohës do të dobësohen gjithnjë e më shumë.

 

GËRSHETAT E NGUSHTA

Nuk keni nevojë që përgjithmonë të hiqni dorë nga këto stile romantike, por kohë pas kohe lëshojini flokët që të marrin frymë. Nëse shtrëngohen tepër, qimet këputen nga rrënja dhe me kalimin e kohës dobësohen, për këtë arsye gërshetat më të gjera janë zgjedhje shumë më e mirë.

FLOKËT E LAGUR TË NGRITUR LART

Flokët e lagur e të ngritur lart janë shumë më të ndjeshëm sesa flokët e tharë dhe plasariten shpejt. Për këtë arsye kurrë mos i lidhni derisa janë të lagur, sepse në lidhëse do të mbeten shumë qime, e këtë me siguri nuk e dëshironi.

FLOKËT E MBLEDHUR NË MAJË TË KOKËS

Nëse flini me flokë të mbledhur në majë të kokës, do ta ruani stilin, por jo edhe vëllimin e tyre, sepse vjen deri te fërkimi dhe qërimi i lëkurës së kokës. Për të mos ndodhur kjo, para se të shtriheni në shtrat, lirojeni lidhësen për të shmangur dëmtimet në rrënjët e flokëve. Nëse megjithatë dëshironi që ta ruani stilin edhe për ditën e ardhshme, atëherë përdorni mbështjellës jastëku nga sateni ose mëndafshi. 

(Kosova Sot Online)