5 veprime për një lëkurë të pastër

  • A.P /
  • 19 July 2021 - 17:43
5 veprime për një lëkurë të pastër

Lëkura e pastër e sidomos ajo e fytyrës, është ëndrra e çdo gruaje. Për ta arritur një gjë të tillë, pavarësisht moshës nuk është edhe aq e vështirë.

Gjithçka fillon nga ushqimi.

Një pjesë të madhe të produkteve ushqimore mund t’i konsumoni, por edhe t’i përdorni si maska natyrale.

Ja disa prej tyre që janë vërtet shumë efektive dhe duhet t’i provoni sa më parë që të jetë e mundur, për ta vërtetuar se funksionojnë vërtetë për ta arritur një lëkurë të shëndetshme:

- Pini sa më shumë pije të gjelbra.

- Përdorni patatet për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve.

- Lani fytyrën dhe aplikoni vaj ulliri një herë në javë.

- Uji i trëndafilit është një opsion tjetër që pastron fytyrën tuaj nga papastërtitë. Përveç kësaj, funksionon edhe si një parfum natyral gjithashtu.

- Vaji i kokosit. Masazhojeni me gishta në formë rrethore për të stimuluar qarkullimin e gjakut. Kjo do t’i japë ngjyrë të bukur lëkurës.

- Xheli i Aloe Vera është gjithnjë i dobishëm. E mira e kësaj bime është fakti se është e disponueshme gjatë gjithë vitit.

- Maskë me lëng domateje dhe mjaltë. Aplikoni maskën dhe e lini të thahet. Pas kësaj lajeni me ujë të bollshëm dhe fshijeni butësisht fytyrën.


(Kosova Sot Online)