Mjekët zbulojnë arsyen pse gratë nuk duhet të urinojnë kurrë në dush. Ja çfarë mund t’ju ndodhë

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 13:03
Mjekët zbulojnë arsyen pse gratë nuk duhet të urinojnë kurrë në dush. Ja çfarë mund t’ju ndodhë

Ekspertët kanë zbuluar së fundmi një arsye të rëndësishme pse gratë nuk duhet të urinojnë kurrë në dush.

Dr. Alicia Jeffrey-Thomas thotë se zakone të vogla mund të kenë një ndikim të madh në organizmin tonë, sipas “The Sun”. Ajo publikoi një video shpjeguse në aplikacionin “TikTok”, në të cilën thotë se ka disa gjëra që mund të jenë të dëmshme për zonën pelvike.

Sipas saj, urinimi në dush mund t’ju bëjë që të shkoni shumë më shpesh në tualet se zakonisht. Dr. Alicia tha se fshikëza mbështetet tek sinjalet që merr nga shtrirja e fshikëzës, si edhe nga muret e fshikëzës gjatë kohës që ajo mbushet. Këtu përfshihen edhe dërgimi i sinjaleve në tru, i cili na tregon se kur është koha për të urinuar.

“Ne duhet ta shmangim stërvitjen e fshikëzës sonë që të dërgojë sinjale të caktuara që na bëjnë të urinojmë. Në këtë rast, urinimi në dush e lidh zhurmën e ujit të rrjedhshëm me urinimin ose me zhytjen në ujë. Kjo mund të shkaktohet nga tingujt e tjerë të ujit të rrjedhshëm, si për shembull kur jeni duke larë enët,”- tha Alicia.

Ajo tregoi edhe disa gjëra të tjera që mund të dëmtojnë zonën tonë pelvike:

1.Kur rrini në ajër në tualet dhe nuk uleni.

2.Shtyrja e urinimit për më vonë.

3.Stërvitje pa këshillimin me specialistët për zonën pelvike.

Megjithatë, Dr. Alicia listoi edhe disa raste kur urinimi është i shëndetshëm: ‘urinimi përpara se të flini gjumë’, ‘urinimi pas marrëdhënieve seksuale’, ‘urinimi pas një udhëtimi të gjatë me makinë’.

(Kosova Sot Online)