“Fitoj 12 herë më shumë se burri”, flet 34-vjeçarja që e la punën si mësuese për t’u bërë modele

  • E.K /
  • 20 gusht 2021 - 12:52
 “Fitoj 12 herë më shumë se burri”, flet 34-vjeçarja që e la punën si mësuese për t’u bërë modele

“Partneri ishte ai që më tha të nisja të bëhesha modele. Ai më mësoi se si të pozoja dhe të publikoja në Instagram”.

Kështu është shprehur Courtney Tillia, 34-vjeçarja e cila ka rrëfyer për mediat britanike se si la punën e saj si mësuese për t’u bërë një modele seksi!

Ajo tha se ndihej e pavlersuar me karrierën që kishte ndjekur, por tashmë ndihet e plotësuar.

“Punoja si mësuese e edukimit special për rreth tre vite. Nisa të kaloja si gjendje depresive, madje, edhe nga ana financiare nuk isha shumë mirë sepse po bëja paralelisht dhe doktoratën. Ndihesha vetëm dhe e pa plotësuar. Për të shmangur stresin nisa palestrën. Bashkëshortin e kisha në krahë dhe më dha kurajon që unë të vijoja një tjetër gjë, që ndihesha e vlerësuar dhe mirë me veten time. Kështu lindi ideja që të isha një modele e Onlyfans”, u shpreh Courtney.

Tillia fiton rreth 12 herë më shumë se bashkëshorti, ndërsa ky i fundit, sipas të resë, e ka përkrahur në këtë rrugëtim.

(Kosova Sot Online)