A po ëndërroni edhe ju të keni këmbë si të J.Lo-s kur të jeni 52 vjeç?

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 11:53
A po ëndërroni edhe ju të keni këmbë si të J.Lo-s kur të jeni 52 vjeç?

Që Jennifer Lopez ka trup fantastik edhe pse ka plot 52 vite jetë mbi kurriz, nuk përbën më lajm. Por çdo foto e saj tërheq vëmendje dhe këto të fundit me siguri i kanë bërë ca nga ju të ndalojnë pak e të imagjinojnë veten si J.Lo në të 50-tat. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan blu në fotot për reklamimin e një çante dhe këmbët e saj morën më shumë vëmendje se produkti për reklamim.

E tonifikuar dhe shumë seksi, Jennifer na tregoi se mosha nuk ‘i prek fare’ këmbët, të paktën jo për të. Komentet në foto e kanë fokusin tek këmbët e ikonës dhe jo më kot. A nuk ju mbetën edhe juve sytë aty?

(Kosova Sot Online)