Si ndikon stresi në lëkurën tuaj

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 15:22
Si ndikon stresi në lëkurën tuaj

Kur jemi të stresuar gjithçka është ndryshe. Rreth nesh, brenda nesh por dhe kur shikojmë veten në pasqyrë është si të shohësh një qenie tjetër njerëzore. Ky nuk është një iluzion i trurit tonë, por një realitet.

Ndryshimet që ndodhin brenda nesh ndikojnë në mënyrën se si ne shohim gjithçka dhe energjia që lëshojmë – për shkak të stresit – ka një ndikim negativ në trup. Dhe aq sa nuk duam ta pranojmë, ajo reflektohet në lëkurë.

Rrathët e zinj poshtë syve

Një shenjë që tregon se kemi stres janë rrathët e zinj poshtë syve. Në këtë mënyrë, përdorni produkte për t’i fshehur por kjo nuk do t’ju shpëtojë nga problemi.

Stresi mund të ndikojë në kushtet ekzistuese të lëkurës

Stresi mund të shkaktojë dhe sëmundje para-ekzistuese. Abigail Waldman, një dermatologe shpjegon se “nëse ekzema që vëreni në lëkurën tuaj duket se është përkeqësuar më shumë se zakonisht, mund të jetë për shkak të ankthit. Çdo gjë është e ndërlidhur.”, shpjegon ajo.

E njëjta gjë vlen dhe për aknet. Kur jeni duke përjetuar një situatë stresuese, duket se aknet janë më të acaruara. 

(Kosova Sot Online)