Doni që ngjyra çokollatë t’ju zgjasë më shumë? Hani këto ushqime

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 11:21
Doni që ngjyra çokollatë t’ju zgjasë më shumë? Hani këto ushqime

Megjithëse mund t’i kemi kaluar pushimet prej javësh tashmë, duam që nuanca çokollatë që kemi marrë të zgjasë sa më shumë. Për këtë, vijnë në ndihmë disa ushqime.

Patatet e ëmbla

Ato përmbajnë përqendrime të larta të karotenoideve në krahasim me perimet e tjera. Karotenoidet ndikojnë tek procesi i nxirjes së lëkurës.

Karota

Të gjithë e dinë që karotat janë ushqimi kryesor që zgjat nxirjen ndërsa vitamina A mbron lëkurën nga radikalet e lira të oksigjenit dhe fotosagjen.

Brokoli

Brokoli është i pasur me shumë vitamina dhe përbërës anti-inflamator. Kur kombinohet me perime që përmbajnë karotenoide mbron lëkurën.

Domate

Domatet janë të pasura me likopen dhe kombinimi me karota ose perime të tjera portokalli ndihmon shëndetin e lëkurës.

Mango

Jo vetëm që është i mbushur me karotenoide që zgjasin ngjyrën çokollatë, por mango ka antioksidantë që parandalojnë kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe leuçeminë. 

(Kosova Sot Online)