Do depilohesh me lazer? Vendimi më i mirë që ke marrë, por ç’duhet të dish më parë?

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 07:54
Do depilohesh me lazer? Vendimi më i mirë që ke marrë, por ç’duhet të dish më parë?

Depilimi me lazer është metoda më efektive për të larguar njëherë e mirë qimet e trupit, duke hequr dorë nga brisku apo dylli që janë metoda shumë më të dhimbshme. Por ka disa gjëra që duhet t’i keni parasysh kur të merrni vendimin, që të bëni këtë investim tek vetja. Me tej ua listojmë:

Mos zgjidh atë opsion që kushton më pak, pasi gjasat janë që teknologjia e përdorur prej tyre të jetë më e vjetër.

Zgjidh dhe pyet mirë para se të shkosh për aplikim, pasi mirë është që stafi të jetë i kualifikuar.

Mos e bë këtë trajtim para se të shkosh me pushime, por pasi të vish nga plazhi dhe ngjyra të ketë ikur.

Shpenzimi për lazer nuk është aq i madh sa mendoni. Madje po të llogarisni mirë koston në total të formave të tjera të depilimit, do kuptoni që po kurseni.

Nuk duhet ta ndaloni trajtimin, sapo shikoni rezultatet e para. Ka shumë rëndësi që të ndiqni trajtimin për sa kohë ju thonë ekspertët, pasi në këtë mënyrë rezultatet zgjasin.

(Kosova Sot Online)