Nëse doni të dukeni me stil, përfshini patjetër këto 3 ngjyra në garderobën e vjeshtës

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 08:49
Nëse doni të dukeni me stil, përfshini patjetër këto 3 ngjyra në garderobën e vjeshtës

Ngjyrat e ndritshme kanë ardhur me sezonin e ri Vjeshtë/ Dimër 2021. Portokallia, e verdha dhe roza dominuan pasarelat e gjigantëve të modës Versace, Prada dhe Gucci.

E verdha ishte protagonistja më e madhe në Moschino.

Shtëpia franceze e modës Chanel përdori ngjyrën e kuqe/ portokalli si një simbol të inovacionit, veçanërisht në koleksionin Vjeshtë / Dimër 2021.

Ndërsa stilisti Raf Simons përdori ngjyrën rozë për pamjet urbane, me xhaketat dhe pantallonat.

(Kosova Sot Online)