Këto tri modele xhinsesh janë kryefjala e stilit në këtë sezon!

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 08:03
Këto tri modele xhinsesh janë kryefjala e stilit në këtë sezon!

Një palë xhinse të mira është veshja që të gjitha vajzat dhe gratë duhet ta kenë në dollapët e tyre. Me një model të thjeshtë dhe pa pasur nevojë për larje të ndërlikuara, ato mund të bëhen një “pasaportë e vërtetë stili, për shkak të modelit të tyre të përjetshëm dhe mundësisë që japin për kombinime të lloj-llojshme.

Kur zgjidhni një palë xhinse të mira, duhet të largoheni nga tendencat e shpejta që ndoshta do të zhduken nga moda shpejt. Zgjidhni kryesisht modelet që favorizojnë xhinse në tonin e tyre natyral. Pa grisje ose stoli metalike. Më e thjeshta është më elegante.

Më poshtë, mund të shikoni tre stile xhinsesh që meritojnë hapësirë në dollapin tuaj!

Xhinse të prera drejt

Me këto xhinse, është e pamundur të kesh pamjen e gabuar. Që nga vitet ’90, xhinset me prerje drejt janë një “must”. Për një pamje sa stil edhe dhe retro, pjesa ofron një bel më të lartë i cili të zgjat siluetën. Tashmë e miratuar nga ndikuesit dhe fashionistat, tendenca përshtatet me të gjitha stilet dhe morfologjitë.

Image

Xhinset me bel të lartë

Xhinset me bel të lartë janë klasike të vërteta. Ato janë një veshje e testuar me kohë që mund t’i përshtaten çdo pamjeje dhe stili, pasi duket bukur si në një bluzë elegante dhe më taka të larta, ashtu edhe me një bluzë sportive dhe atlete.

Image

Xhinset e gjera ( me një të çarë)

Ky model, më të ngushta lart dhe që zgjerohen drejt fundit është jashtëzakonisht elegantë, me një xhaketë sportive dhe bluzë. Për një pamje më të përjetshme, kjo meriton një vend të spikatur në veshjet tuaja.

Image

(Kosova Sot Online)