Depilimi, 10 situata komike të cilat i kalon çdo femër

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 07:35
Depilimi, 10 situata komike të cilat i kalon çdo femër

Depilimi është problem i çdo femre mbi moshën 12 vjeçe. Sakaq thuhet se femrat i ndajnë meshkujt në dy kategori: nga njëra anë janë ata për të cilet ja vlen të depilohesh, ndërsa nga ana tjetër janë ata që “edhe mund të mos”… Sigurisht që kjo mbetet për t’u diskutuar, duke qenë se pikë së pari femrat depilohen për veten e tyre. Mirëpo zakoni i përbotshëm i secilës, është: ta shtyjmë procesin sa më shumë që të jetë e mundur! Pastaj ndodh qe përdorin çfarëdolloj metode, kur jane në moment të fundit. Por kjo është vetëm një prej situatave në lidhje me depilimin që kalon çdo grua. Më poshtë ne iu sjellim një listë me të tjera edhe me komike.

– Situata klasike: Femrat mund të presin të kalojnë dhe “shekuj” pa u depiluar, nëse ai është jashtë qytetit (fundja kush po na shikon poshtë rrobave)

– Përdorin briskun e të dashurit apo bashkëshortit në raste te emergjencës ekstreme…

– Presin me justifikimin se duhet të arrijnë atë GJATËSINË e përshtatshme për një depilim më efikas, mirëpo përfundojnë tek brisku kur paraqiten situata të minutës së fundit.

– Depilojnë shpejt e shpejt me brisk vetëm pjesën e dukshme të këmbës, mundësisht deri aty ku fillon fustani ose pantallonat.

– Gënjejnë në sy estetisten mbi herën e fundit që janë depiluar.

– Gënjejnë sërish në sy estetisten se “nuk e kam përdorur briskun! Vetëm depilimin që bëj kur vij këtu tek ti…”.

– Dekolorojnë mustaqet se fundja ‘pak janë” dhe pastaj e gjejnë veten me push të bardhë nën hundë.

– Përdorin shkumën e rrojës së partnerit kur i mbaron e vetja.

– Kapen mat nga partnerët, me poza tipike “kamasutra” në banjë, me strishat e depilimit në dorë.

(Kosova Sot Online)