Kjo xhaketë nuk duhet të mungojë kurrsesi në garderobën tuaj këtë vjeshtë nëse doni të dukeni stil

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 07:45
Kjo xhaketë nuk duhet të mungojë kurrsesi në garderobën tuaj këtë vjeshtë nëse doni të dukeni stil

Teksa vjeshta është duke trokitur dalëngadalë, janë vënë re edhe modelet e veshjeve që do të kryesojnë këtë sezon të ri.
Mes shumë variantesh, xhaketa në ngjyrë të zezë, lëkurë do të jetë një ‘must’ këtë vjeshtë. Këtë model kanë qenë fillimisht personazhet e njohur të huaj që e kanë prezantuar, ndër to dhe Irina Shayk. Në disa vende ku vjeshta ka nisur të ndihet edhe me temperaturat e ulta, kjo xhaketë ka qenë zgjedhja e parë e shumë personave.
Pra nëse jeni ende në mëdyshje se çfarë të blini për këtë sezon, tashmë e keni të qartë se ky model xhaketë nuk duhet të mungojë kurrësesi në garderobën tuaj.

(Kosova Sot Online)