Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

  • E.K /
  • 21 tetor 2021 - 12:50
Detyra matematikore e shkollës fillore, por që njerëzit nuk po mund assesi ta zgjidhin

Ndonjëherë ajo që duket si një detyrë shumë e thjeshtë mund të jetë më e komplikuar nga sa mendojmë.

Dëshmi për këtë është një problem matematikor i cili bëhet që në klasat e ulëta të shkollës fillore, por për të cilin shumica nuk e dinë zgjidhjen.

Detyra ndahet në rrjetet sociale, ku lexohet: 60 ÷ 5 (7–5) =?, dhe njerëzit u grindën për dy zgjidhje të ndryshme.

Nëse futni një detyrë të caktuar në këtë mënyrë në digitron, ai së pari do të zgjidhë ndarjen, dhe më pas atë që është në kllapa dhe do të shfaqë zgjidhjen 24.

Nëse e zgjidhni sipas asaj që keni mësuar në shkollë, pra sipas rendit të veprimeve matematikore – shumëzimi, pjesëtimi, mbledhja, zbritja – radha do të duket kështu: 60 ÷ 5 (7–5) = 60 ÷ 5 (2 ) = 60 ÷ 10 = 6.

Dy zgjidhje të mundshme kanë ndezur një debat të përgjithshëm në mediat sociale dhe ndërsa disa u besojnë kalkulatorëve, të tjerë thonë se “zgjidhja nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç 6”.

(Kosova Sot Online)