Është koha për t’i veshur çizmet në këtë mënyrë

  • A.P /
  • 21 November 2021 - 09:29
Është koha për t’i veshur çizmet në këtë mënyrë

Çizmet janë një nga elementët e pazëvendësueshëm të veshjes së dimrit. E thënë thjesht, në dimër nuk jetojmë dot pa to. Çizmet e gjata ose deri tek kyçi i këmbës, të sheshta apo me takë të larta kanë qenë shenja dalluese e veshjeve të grave për dekada.

Vitet e fundit, stili dominues kanë qenë çizmet combat, të cilat i kemi veshur në çdo mënyrë dhe kombinim të mundshëm, por pak më shumë me funde dhe fustane midi. Moda e vitit 2021, megjithatë, është formësuar ndryshe.

Pantallonat rikthehen me vitet’00, ndërsa gjatësitë në fustane dhe funde afrohen gjithnjë e më shumë duke nxjerrë në pah këmbët. Nga ana tjetër, edhe vitet ’70 kanë diçka për të ofruar në modën e këtij viti. Çizmet deri tek gjunjët vijnë për t’u veshur me gjithçka.

Image

(Kosova Sot Online)