Si ta përdorni siç duhet vajin e kokosit pa i dëmtuar flokët?

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 14:46
Si ta përdorni siç duhet vajin e kokosit pa i dëmtuar flokët?

Dihet se vaji i kokosit mund të bëjë mrekulli si për lëkurën ashtu edhe për flokët. Megjithatë, nëse nuk përdoret siç duhet, mund t’i dëmtojë flokët. Kjo është arsyeja pse duhet të dini se si ta përdorni këtë vaj siç duhet kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve.

Kur aplikohet në lëkurë, vaji krijon një shtresë mbrojtëse, duke mos lejuar bakteret të depërtojnë në lëkurë. Kur e aplikoni në lëkurë të thatë, shtresa e vajit nuk lejon që uji të depërtojë, gjë që mund t’i bëjë flokët shumë të thatë dhe të brishtë.

Nëse pas përdorimit të vajit të kokosit nuk keni flokë të butë dhe më të shëndetshëm, por krejt e kundërta, nuk e keni përdorur siç duhet. Prandaj, vaji i kokosit duhet të përdoret vetëm në flokë të lagur.

Një arsye tjetër pse keni flokë të brishtë dhe të thatë vjen dhe nga shpëlarja. Vaji duhet të pastrohet mirë dhe nëse është e nevojshme, flokët duhet të lahen dy herë me shampo pas aplikimit.

(Kosova Sot Online)