Këto çizme mund t’i kombinoni me gjithçka

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 14:49
Këto çizme mund t’i kombinoni me gjithçka

Çizmet deri tek kyçi i këmbës janë “atletet” dimërore. Ato janë komode, të lehta për t’u veshur dhe ideale për pamjet e përditshme. Megjithëse këtë vit, çizmet e larta janë rikthyer sërish, çizmet deri te kyçi janë një preferencë e vazhdueshme tek gratë që i veshin në çdo rast.

Megjithatë, ka një model që mund t’i vishni me gjithçka. Të disponueshme në ngjyrë të zezë klasike dhe kamoshi të lehtë, ato kanë lartësinë dhe formën ideale për t’u kombinuar me xhinset dhe pantallonat tuaja prej pëlhure.

Do t’i vishni nga mëngjesi në mbrëmje falë takës së tyre të ulët dhe komode, ndërkohë që shkojnë po aq mirë me një fustan të thurur dhe pallton tuaj.

(Kosova Sot Online)