Sa njerëz mund të gjeni në ilustrim? Vetëm disa arrijnë t’i dallojnë të shtatit

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 13:34
Sa njerëz mund të gjeni në ilustrim? Vetëm disa arrijnë t’i dallojnë të shtatit

Nëse i përkisni grupit të njerëzve që adhurojnë enigmat e rënda dhe iluzionet optike, shpresojmë t’ju pëlqejë kjo që kemi përgatitur për ju.

Ky iluzion optik është krijuar për t’ju munduar dhe për t’ju marrë shumë kohë.

Qëllimi është të gjejmë sa më shumë njerëz dhe fytyra në ilustrim, mirëpo vetëm disa arrijnë t’i gjejnë shtatë persona.

A mund t’i gjeni?

Nëse jo, shikoni ku i fshehën krijuesit e këtij iluzioni.

Personi i parë është një burrë me mjekër në mes të fotos, i dyti është një grua pranë veshit dhe foshnja që mban në duar, personi i katërt është një plak në mes të fytyrës së burrit.

Tre personat e fundit janë te harku, pra te shtyllat.

Disa njerëz në komente pretendojnë se kanë parë më shumë njerëz dhe fytyra, dhe ka pasur nga ata që thonë se e kanë parë edhe qenin.

A keni arritur të dalloni të shtatë personat apo edhe më shumë? Ndani me ne në komente.

(Kosova Sot Online)