Këto katër metoda do t’ju ndihmojnë që ‘make up’-i juaj të zgjasë gjatë gjithë ditës

  • G.G /
  • 07 February 2022 - 11:43
Këto katër metoda do t’ju ndihmojnë që ‘make up’-i juaj të zgjasë gjatë gjithë ditës

Asnjë vajze nuk i pëlqen kur ‘make up’-i shkrin për shkak të diellit apo fshihet gjatë ditës.

Nëse ju qëndroni me orë të tëra për të bërë ‘make up’-in, por është e vështirë që t’ju mbajë gjithë ditën, atëherë ju po shmangni disa gjëra shumë të rëndësishme.

Më poshtë do të gjeni tre hapa të thjeshtë të renditura nga “Times of India” që grimi të rezistojë.

1. Mbani lëkurën tuaj të pastër

Në mënyrë që ‘makeup’-i të zgjasë më shumë, ju duhet ta mbani lëkurën e pastër. Qelizat e vdekura të lëkurës dhe sipërfaqja e saj me vaj mund ta zbehin fondatinën. Kështu, duhet të aplikoni ndonjë mbrojtës ose hidratant para se të aplikoni fondatinën. Nëse e aplikoni në lëkurë të thatë, ajo bie brenda pak orësh.

2.Përdorni një hidratues të mirë

Nivelit e hidratimit të lëkurës ndryshojnë shumë gjatë ditës, prandaj duhet të zgjidhni një hidratues të mirë nëse doni që t’ju mbajë “make up”-i.

3.Zgjidhni ‘primer’-in e duhur

‘Primer’-i i duhur ju ndihmon në ruajtjen e hidratuesit dhe e bën lëkurën më të butë dhe ju siguron se grimi juaj do të jetë rezistent gjatë ditës.

4.Mbylleni me pudrën

Që ‘make up’-i t’ju qëndrojë në fytyrë duhet ta lyeni me pudër.

(Kosova Sot Online)