5 mënyrat si të bëheni lehtësisht një person mëngjesi!

  • G.G /
  • 14 February 2022 - 09:55
5 mënyrat si të bëheni lehtësisht një person mëngjesi!

1. Gjeni një arsye të mirë për tu ngritur më herët
Para se të shkoni në shtrat, kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni të nesërmen. Rirregulloni planet tuaja, në mënyrë që detyrat më të vështira dhe domosdoshme të përfundojnë deri në mesditë. Në këtë mënyrë, ju do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës gjithashtu, sepse mëngjesi është koha më e mirë për të qenë produktiv dhe më të suksesshëm në punët tuaja.

2. Harrojeni butonin ‘Snooze’ që ekziston dhe hiqni dorë nga ‘10 minuta shtesë’
A po bie alarmi juaj? Atëherë çohu tani! Menjëherë! Nuk ka justifikime. Sigurisht, ju mendoni se është më mirë të flini edhe 15 minuta, një gjë e tillë nuk çon askund. Si rezultat, do të bini në gjumë më të thellë dhe do të jetë dy herë më e vështirë të ngriheni 10 minuta më vonë.

3. Një cikël gjumi katër orësh thjesht nuk mjafton
Në mëngjes do të ndiheni tmerrshëm. Është shumë e nevojshme të shkoni të flini dhe të ngriheni në të njëjtën orë çdo ditë. Gjithashtu, duhet të bëni mjaftueshëm gjumë, jo më pak se 6-8 orë. I njëjti rregull duhet të zbatohet edhe për fundjavat. Ndërsa do të jetë e vështirë dy ditët e para, falë një regjimi ditor, në dy javë nuk do të vëreni ndonjë ndryshim midis ditëve të javës dhe fundjavave.

4. Nëse jeni zgjuar pak më herët , ngrihuni nga shtrati
Nëse e lini alarmin tuaj në 6:00 të mëngjesit, por hapët sytë në 5:40, mos të iu vijë keq për ato minuta të ‘humbura’. Nuk ka dobi të riktheheni në gjumë. Provoni të mendoni diçka pozitive. “ 20 minuta më shumë kohë të lirë! Në atë kohë unë mund të gatuaj një mëngjes të mirë, të lexoj apo të rregulloj flokët “.

5. Çohuni në të njëjtën kohë si ditët e javës ashtu edhe në fundjavë
Mund të duket se nuk është detyrë e lehtë në fillim, por së shpejti trupi juaj dhe më e rëndësishmja, truri juaj, do të mësohen.

(Kosova Sot Online)