4 shenja lumturisht beqare

  • G.G /
  • 19 February 2022 - 09:58
4 shenja lumturisht beqare

Ideja e një marrëdhënie romantike mund të duket e mrekullueshme për disa, ndërsa disa të tjerë janë më të lumtur në botën e tyre të vetëm. Të gjithë kanë prioritetet e tyre në jetë, por edhe shenjat e horoskopit mund të tregojnë shumë për një lidhje romantike. Më poshtë do të gjeni të renditura 5 shenjat e horoskopit, që sipas “Times of India” ju pëlqen më shumë jeta si beqar se sa si të lidhur.

Shigjetari
Personave të shenjës së shigjetarit ju pëlqen të eksperimentojnë shumë dhe ideja e të qenurit në një marrëdhënie i tremb se mund të ndikojë në jetën e tyre. Shigjetarët janë shpirtra të lirë dhe nuk mund të tolerojnë që të dominohen nga dikush tjetër.

Ujori
Ujorët mund të krijojnë një lidhje serioze vetëm nëse janë të dashuruar marrëzisht. Ata janë të pavarur dhe nuk duan të kenë marrëdhënie toksike. Janë shumë pragmatistë dhe u pëlqen t’i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre.

Binjakët

Kur vjen puna tek dashuria, binjakëve u pëlqen që të kenë më shumë një marrëdhënie të lirë se sa të përkushtuar. Ata urrejnë gjithçka të komplikuar dhe nuk u pëlqen të mendojnë shumë për të ardhmen.

Dashi
Personat e shenjës së dashit janë shumë aventurierë dhe kanë gjithmonë diçka për të bërë në listë. Atyre u pëlqen ta jetojnë jetën sipas rregullave të tyre. Për ta të qenurit beqar do të thotë të mos përzihen me asnjë dhe të shijojnë çdo gjë.

(Kosova Sot Online)