Xhinset dhe pantallonat që do ju bëjnë gjithmonë të dukeni të veshura bukur

  • G.G /
  • 28 February 2022 - 09:58
Xhinset dhe pantallonat që do ju bëjnë gjithmonë të dukeni të veshura bukur

Pavarësisht tendencave që na motivojnë të eksperimentojmë, ka disa veshje që u rezistojnë ndryshimeve të modës, e ndër to sigurisht që janë edhe pantallonat me bel të lartë.

Kjo veshje thekson figurën e orës së rërës, zgjat vizualisht këmbët, mbulon barkun dhe parandalon shfaqjen e pjesëve të padëshiruara që na shqetësojnë me pantallonat me bel të ulët. Përveç kësaj, ato janë jashtëzakonisht të rehatshme.

Sigurisht, është e nevojshme të zgjidhni palën e duhur dhe si çdo pantallon është e nevojshme t’i provoni ato. Kushtojini vëmendje disa gjërave, gjatësia është e rëndësishme: duhet të jetë ose e plotë (kur qëndroni me taka) ose sipër kyçeve për të zgjatur vizualisht këmbët. Pantallonat që janë deri te kyçi i dorës do të kenë një kundërefekt, shkruan revista “Elle”.

(Kosova Sot Online)