Hënë e re, fillime të reja, si do t’ju shkojë java sipas yjeve

  • G.G /
  • 01 March 2022 - 10:33
Hënë e re, fillime të reja, si do t’ju shkojë java sipas yjeve

Kjo javë duket se do të shkojë shkëlqyeshëm, falë ndikimit të Hënës së re në Peshk. Hëna e re do të na ndihmojë në fillime të reja duke lënë pas çfarë nuk na duhej. Më pas Afërdita dhe Marsi hyjnë në Ujor duke na ndihmuar të lidhemi me miqtë, të komunikojmë më shumë dhe të kemi një ndjenjë më të madhe autonomie.

Dashi – Është koha t’i lësh gjërat të shkojnë Dash. Hëna e re kërkon nga ju t’i vini kapakun diçkaje që nuk ju shërben më. Do komunikoni sërish me miqtë, të cilët do t’ju ndihmojnë në këtë periudhë që po kaloni.

Demi – Hëna e re kërkon nga ju që fokusin ta vendosni tek miqtë dhe njerëzit tek të cilët mbështeteni. Do keni ambicie karriere dhe kolegët do duan t’ju ndihmojnë për të pasur sukses.

Binjakët – Hëna e re kërkon nga ju që të fokusoheni tek karriera. Mos kini frikë kur vjen puna tek dëshirat profesionale. Në fundjavë do mësoni strategji të reja për liri, autonomi dhe sesi të mbështeteni tek të tjerët.

Gaforrja – Hëna e re do jua kthejë fokusin tek imagjinata, eksperiencat, udhëtimi dhe dijet që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Do frymëzoheni për të qenë më të hapur në marrëdhëniet tuaja.

Luani – Vëmendja juaj do jetë tek lidhje kuptimplota dhe që do t’ju sjellin kënaqësi. Do keni shumë kimi dhe do jeni romantikë. Do planifikoni të shkoni diku me dikë.

Virgjëresha – Është mirë të japësh e të marrësh dashuri. Këtu do të jetë fokusi juaj këtë javë me Hënën e re. Do merreni më shumë me shëndetin dhe njerëzit rreth jush do t’ju inkurajojnë.

Peshorja – Fokusin tek vetja, kujdesi dhe mirëqënia. Këto janë fjalët kyçe për ju këtë javë me Hënën e re që ju jep optimizëm për veten. Do ndiheni me vetëbesim dhe kreativë. Guxoni dhe ndani ndjenjat tuaja!

Akrepi – Hëna e re do t’ju bëjë të hapni zemrën me dikë që vërtet ka nevojë t’ju dëgjojë. Kjo javë i përket emocioneve dhe për ju do të jetë normale t’i ndani emocionet tuaja me dikë special.

Shigjetari – Hëna e re kërkon fokusin ta keni tek njerëzit, vendet dhe gjërat që janë për ju si shtëpi. Do të jeni më të inkurajuar për të folur dhe për të dëgjuar të tjerët.

Bricjapi – Komunikimi mund t’ju bëjë të ndryshoni gjërat. Vendosni vlerat tuaja në praktikë dhe vazhdoni me këmbë në tokë për të qenë të sigurtë dhe me integritet.

Ujori – Hëna e re kërkon të zgjidhni gjërat që ju japin siguri. Do keni më shumë ndjenjë autonomie dhe energji duke krijuar lidhje dhe komunikime të reja.

Peshqit – Është koha të shprehni një dëshirë sepse Universi do t’jua plotësojë. Do lini pas çdo gjë dhe çdo kënd që ju mban në të shkuarën, për të ecur përpara të ardhmes së ndritur.

(Kosova Sot Online)