Ja ç’thuhet për njerëzit që pinë kafe dhe i japin makinës njëkohësisht

  • E.K /
  • 04 March 2022 - 08:53
Ja ç’thuhet për njerëzit që pinë kafe dhe i japin makinës njëkohësisht

Shoferët që i japin makinës dhe pinë më rrallë janë pjesëmarrës në aksidentet e trafikut, kanë zbuluar shkencëtarët australianë.

Kafja dhe pijet e tjera që përmbajnë kafeinë përmirësojnë koncentrimin dhe reduktojnë ndjenjën e lodhjes, e cila shfaqet shpesh gjatë lëvizjeve të gjata.

Shkencëtarët kanë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë, siç janë mosha, sasia e gjumit, kilometrat e kaluara dhe koha e ditës kur vozitet.

Shoferët të cilat kanë pirë kafe për të qëndruar më vigjilentë kanë pasur madje 63 për qind rrezik më të vogël për të shkaktuar aksident.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë që kafja nuk mund të zëvendësojë gjumin dhe sjellin disa këshilla të cilave duhet t’u përmbaheni gjatë rrugëtimeve të gjata:

1.Mos udhëtoni kurrë nëse jeni të lodhur;

2.Pas çdo 2 orëve bëni një pauzë prej më së paku 15 minutash;

3.Shmangni lëvizjet gjatë natës;

4.Nëse gjatë rrugës ju flihet, gjeni vend të sigurt ku do të ndaleni dhe të pushoni pak

Prof. Lisa Sharwood ka deklaruar se si “udhëtimet e gjata mund të bëhen jashtëzakonisht të rrezikshme nëse personi nuk ka pasur gjumë dhe nëse nuk është përgatitur mendërisht.”

Sharwood ka shtuar se si “ende po hulumtojnë se cila është mënyra më e mirë për të pushuar pak gjatë rrugës – gjumi, kafja apo shëtitja.”

(Kosova Sot Online)