Unazat e JLo janë aksesori i domosdoshëm i sezonit pranverë/verë

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 14:49
Unazat e JLo janë aksesori i domosdoshëm i sezonit pranverë/verë

Aksesorët janë erëza e veshjeve tona dhe nuk duhet të mungojnë kurrë në imazhin tonë të plotë. Këtë pranverë, një trend i preferuar nga e kaluara rikthehet sërish dhe na bën ta duam edhe pse nuk e kemi vlerësuar kurrë.

Po flasim për unazat dhe për të qenë të saktë unazat e mëdha, të cilat do t’i shohim kudo në sezonin e ardhshëm për të na dhënë një stil më boho dhe të lirshëm.

Po, ato që Jennifer Lopez i adhuron prej një dekade!

Unazat e mëdha, pra, janë të vetmit vathë që meshkujt i duan veçanërisht dhe që shtojnë pikë shtesë në pamjen tonë.

Unazat e mëdha mund të vishen nga mëngjesi në zyrë, deri në pasdite në palestër dhe në mbrëmje në bar.

E vërteta është se ato kanë karakteristikën për t’iu përshtatur çdo stili apo tipi femre.

Nxirrni rrathët tuaj të vjetër nga sirtarët, qofshin ato të thjeshta metalike ose me ngjyra të tjera, sepse moda nuk i përmbahet detajeve të tilla.

Të gjitha unazat e mëdha do të vishen në të gjitha rastet.

(Kosova Sot Online)