Lexoni edhe:
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë
Binjakët
Duke qenë se Binjakët i adhurojnë përvojat e reja, jo gjithmonë është e lehtë për ta të përfshihen në një marrëdhënie, aq më pak të shprehin ndjenjat e tyre. Edhe nëse bien në dashuri, do të duhet të prisni një kohë të gjatë para se Binjakët të shprehen.
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në KosovëLexoni edhe:
Virgjëresha
Nëse njihni dikë që mendon shumë dhe kujdeset për gjithçka në një marrëdhënie, ka shumë gjasa të jetë i shenjës së Virgjëreshës. Kur një Virgjëreshë bie në dashuri, tendenca e saj për perfeksionizëm mund ta bëjë të vërë në dyshim ndjenjat e saj. Për këtë arsye, është shumë e lehtë që kjo shenjë e zodiakut të fshehë atë që ndjen.
Akrepi
Akrepi është një shenjë shumë e fortë që arrin t’i rezistojë ndryshimeve, veçanërisht atyre të zemrës. Edhe nëse e kupton që zemra e tij fillon të rrahë çmendurisht për një person, gjithmonë përpiqet ta fshehë derisa të jetë i sigurt se personi përballë ka të njëjta ndjenja.
Bricjapi
Duke qenë shenjë e Tokës, Bricjapi është shumë i orientuar drejt objektivave. Për këtë arsye, e ka të vështirë të deklarojë ndjenjat e tij, por ju do ta kuptoni këtë nga impenjimi i tij për t’ju bërë të lumtur dhe të buzëqeshur. Nëse nuk është i sigurt që e sheh të ardhmen me atë person, nuk shprehet.
Ujori
Duke qenë një nga shenjat më të pavarura, Ujori ka nevojë për lirinë e tij. Për këtë arsye ai e shmang ta shprehë atë që ndjen derisa të sigurohet që personi përballë është i gatshëm të pranojë pavarësinë e tij.
(Kosova Sot Online)