Nëse nuk jeni një njeri i mëngjesit, hidhini një sy këtyre hapave që do t’ju hyjnë në punë

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 10:31
Nëse nuk jeni një njeri i mëngjesit, hidhini një sy këtyre hapave që do t’ju hyjnë në punë

Studimet thonë se një mëngjes i mirë është tregues i gjithë pjesës tjetër të ditës. Në disa zgjime ju jeni plot energji, për të gatuar, veshur mirë apo edhe për të stiluar flokët, por ka edhe nga ato ditë kur e keni shumë të vështirë të çoheni nga krevati. Më e mira është që çdo ditë të keni një rutinë mëngjesi, pra të keni të njëjtën mënyrë zgjimi. Sipas disa studimeve ekzistojnë disa hapa të rëndësishëm që ndikojnë shumë në një mëngjes të mirë dhe ne po jua tregojmë të renditura më poshtë sipas ‘Cosmopolitan’:

Zgjohuni në kohën e duhur.E kemi dëgjuar të gjithë se njerëzit më produktivë janë ata që zgjohen në orën 5. Kjo ndodh pasi para se këta persona të shkojnë në punë, truri i tyre ka pasur mundësi të fshijë kujtimet e një nata të keqe.Mos merrni vendime në mëngjesNëse e lodhni trurin që në orët e para të ditës ai do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pjesën tjetër të kohës.
Krijoni një rutinë mëngjesi për të qetësuar trurin tuaj.
Ndoshta elementi më i rëndësishëm i një mëngjesi të frytshëm është krijimi i një rutine. Nëse ju jepni pak kohë të gjithave dita juaj do të shkojë shumë mirë. Kryeni detyrat personale, hani mëngjes si mbreti dhe kaloni pak minuta me familjen tuaj.
Lëvizni sa më shumë.
Teksa jeni duke lëvizur nëpër shtëpi ose bëni një ecje në ajër të pastër çdo qelizë e trupi fillon të qarkullojë. Mos harroni ndërkohë të hani diçka dhe të pini sa më shumë ujë.

(Kosova Sot Online)