Sekreti për të larguar puçrrat ndodhet vetëm një hap larg nga kuzhina juaj

  • G.G /
  • 08 April 2022 - 10:11
Sekreti për të larguar puçrrat ndodhet vetëm një hap larg nga kuzhina juaj

Zakonisht puçrrat shfaqen në momente që nuk duhet të jenë, si për shembull kur duhet të dalim në një takim serioz apo të bëjmë një paraqitje zyrtare.

Shtypja e puçrrës nuk është aspak një zgjedhje e mençur pasi lëkura do të skuqet dhe gjërat do përkeqësohen paksa. Gjithashtu, kremrat që premtojnë rezultate të menjëhershme duket se nuk janë aq të menjëhershëm.

Megjithatë, një ‘beauty vlogger’ na prezanton një zgjidhje të bërë në shtëpi, të cilën shumë prej atyre që e kanë provuar premtojnë se funksionon. Kjo zgjidhje është hudhra!

Hudhra është shumë e dobishme për shëndetin, gjendet në shumë pjata dhe specialitete dhe është një përbërës që ekziston në çdo kuzhinë.

Hudhra ka efekte anti-inflamatore, veti kuruese dhe parandalon infeksionet. Në fakt, ushtarët në shekullin e 18-të e përdorën atë, e fërkuan në plagë për të parandaluar infeksionin.

Si të përdorni hudhrën për puçrrat

Pastroni kokrrat dhe i shtrydhni. Përdorni thikën për të gdhendur lehtë për të nxjerrë lëngjet jashtë. Në një fytyrë të pastër, fërkojeni hudhrën në puçërr dhe lëreni lëngun në lëkurë për 1 deri në 2 orë. E njëjta gjë vlen edhe për puçrrat që janë të brendshme dhe nuk kanë majë.

Ky postim ofrohet vetëm për qëllime informative dhe edukative. Nuk është projektuar dhe nuk synohet të jetë një këshillë mjekësore. Ju lutemi ndërprisni përdorimin nëse lëkura juaj nuk reagon mirë.

(Kosova Sot Online)