Pse Meghan Markle ka flokë me shkëlqim?

  • A.P /
  • 26 April 2022 - 14:57
Pse Meghan Markle ka flokë me shkëlqim?

Meghan Markle nuk ka kurrë ditë të këqija flokësh dhe ne pyesim veten se si ia del. Me sa duket, Dukesha e Sussex-it betohet për disa produkte për t’i ndriçuar flokët e saj, duke përfshirë vajin e saj të preferuar Luminous Smoothing Oil, Wella Professional.

Meghan zbuloi për Beauty Banter fiksimin e saj me këtë vaj të veçantë. “Ka aromë feste dhe i bën flokët kaq të butë dhe të lëmuar, e adhuroj! Gjithashtu ka një përdorim të dyfishtë pasi e aplikoj në trup, menjëherë pas banjës”.

Ky vaj është i pasuruar me avokado, ndërsa mund të përdoret si zbutës i lehtë, serum mbrojtës nga nxehtësia dhe vaj stilimi për të zbutur flokët.

(Kosova Sot Online)